» Pesë arsye pse nuk duhet të konsumoni ujë të ftohtë

Pesë arsye pse nuk duhet të konsumoni ujë të ftohtë

Në pikun e sezonit veror, dy janë gjërat që na shpëtojnë nga temperaturat e larta: kondicioneri për ambientet brenda dhe konsumimi i ujit kur gjendemi jashtë. Dhe të gjithë biem dakord në një pikë: ujin e duam sa më të ftohtë, mundësisht me akull! Por, nëse për momentin shpëtojmë nga situata e nxehtë, vapa dhe djersët, me sa duket diçka e kemi ditur gabim deri tani. Uji i ftohtë nuk qenka zgjidhja më e mirë për ditët me vapë përvëluese. Dhe arsyet, janë si më poshtë.

1.Kur pijmë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, venat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokontraksion.
2.Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pijmë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie. Përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.
3.Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

4.Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.
5.Rënie të lehtë e temperaturës trupore. Qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera