» VIDEO/ Spikerët e lajmeve në Los Anxhelos struken të shpëtojnë kokën kur tërmeti i shkund ‘LIVE’

VIDEO/ Spikerët e lajmeve në Los Anxhelos struken të shpëtojnë kokën kur tërmeti i shkund ‘LIVE’

Juan Fernandez dhe Sara Donchey ishin në transmetim direkt kur Loz Anxhelosi u shkund nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e së premtes.

“Ne po përjetojmë lëkundje, nëse ju jeni me në në këtë moment,”  tha Sara Donchey gjatë lajmeve të mbrëmjes në KCAL9. “Po shpresojmë që asgjë nuk do të bjerë këtu në studio”.

Tërmeti 7.1 ballë që e kishte epiqendrën 125 milje në verilindje të Los Anxhelosit, u ndje në të gjithë qytetin dhe zgjati më shumë se 10 sekonda.  Kjo është mjaft e dukshme në reagimin që shfaqet në fytyrat e Fernandez dhe Donchey.

“Ky është një tërmet shumë i fortë”, tha Sara Donchey pas pak sekondash, duke i kapur dorën Fernandez. “8.21 minuta këtu dhe ne po përjetojmë ende lëkundje shumë të forta. Unë them se duhet të futemi poshtë tavolinë, Juan!” – dëgjohet ajo në video/SYRI.NET

Ndiqni videon, që ka pushtuar internetin:


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera