» Pas manipulimit të votave, nisin kërcënimet me jetë: Po fole kundër, vdes!

Pas manipulimit të votave, nisin kërcënimet me jetë: Po fole kundër, vdes!

Skandali i kërcënimeve ndaj kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe familjes së tij. Mesazhe të krimit për të mbyllur gojën dhe të mos flasë për masakrën e votave më 30 qershor. Heshtja e turpshme e qeverisë ndaj këtij kërcënimi i kryer nga mbështetës të Rilindjes.

-“Do të vrasë ty dhe familjen tënde”. Ky është mesazhi që ka marrë Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij, një ditë pasi kërkoi në KQZ hetim për masakrën e votave të PS. Kërcënimi ndaj zyrtarit të lartë të shtetit dhe të vetmit përfaqësues të opozitës në KQZ është bërë nga një person me emër dhe mbiemër. Televizioni “Report TV” raportoi dje se ai “që ka bërë kërcënimin është Emiljan Pjetri”. Bëhet fjalë për një person real dhe jo adresë anonime. Ai bredh i lirë dhe nuk është arrestuar deri mbrëmë vonë.

“Do të vrasë ty dhe familjen tënde”. Ky është mesazhi që ka marrë Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij, një ditë pasi kërkoi në KQZ hetim për masakrën e votave të PS më 30 qershor. Kërcënimi ndaj zyrtarit të lartë të shtetit dhe të vetmit përfaqësues të opozitës në KQZ është bërë nga një person me emër dhe mbiemër. Televizioni “Report TV” raportoi dje se ai “që ka bërë kërcënimin është Emiljan Pjetri”. Bëhet fjalë për një person real dhe jo adresë anonime. Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje kreun e KQZ-së, ndërkohë që policia dhe prokuroria ende nuk kanë reaguar edhe pse bëhet fjalë për një person ndaj të cilit kanë prej kohësh të dhëna në arkivat e tyre si një përson me të dhëna kriminale. Për këtë person ka dosje në polici dhe prokurori, por asnjëra nuk e ka vënë ujin në zjarr edhe për kërcënime të tjera kryer ndër vite.

Këto ditë, Klement Zguri është i vetmi zë në gjithë strukturat e shtetit që po flet se në 30 qershor, jo vetëm nuk ka pasur zgjedhje, por çdo qelizë e shtetit është futur në një proces kriminal. Zguri ishte i vetmi anëtarë i KQZ që deklaroi, se edhe pse ka më shumë se 20 vjet përvojë në KQZ dhe proceset zgjedhore, se nuk i ka ndodhur kurrë që ky institucion të vlerësojë nëse një dekret i Presidentit është i ligjshëm apo jo. Socialistët e quajtën militant kryetarin e KQZ, ndërsa më 1 korrik OSBE/ODIHR i dha të drejtë Klement Zgurit dhe nxori si militantë partiakë anëtarët e tjerë të KQZ që gjykuan dekretin e Presidentit. Zguri është i vetmi që po flet këto ditë për një manipulim ekstrem me shifrat e pjesëmarrjes së votuesve në 30 qershor, pra për rritjen fiktive të votave. Dy ditë më parë, për të hequr çdo dyshim që rëndon mbi këto votime, ai kërkoi hetim administrativ për numrin e votuesve, publikimin e rezultateve të KQZ dhe hapjen e kutive për të verifikuar procesverbalet. Kërkesa u rrëzua nga kolegët e tij socialistë, por qëndrimet e Klement Zgurit kanë shkaktuar panik në radhët e PS. Hetimi dhe hapja e kutive për procesverbalet e pjesëmarrjes në votim dhe verifikimin e votuesve rrëzon gjithë 30 qershorin. Sepse aty del gjithë krimi elektoral që kanë bërë komisionerët e PS duke futur në kuti më shumë vota se sa kishte votues në qëndrat e votimit. Nga këto dokumente del dhe fakti më skandaloz, që më 30 qershor jo vetëm u manipulua rezultati, por kanë “votuar” edhe emigrantë që më 30 qershor nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Jo rastësisht kërcënimi me jetë ndaj Klement Zgurit ka ardhur nga një person që nuk jeton në Shqipëri, por kërcënon njëlloj si të ishte pjesë e bandave që ndjehen të shqetësuar për pushtetin këtu. Mesazhi që vjen nga kjo skemë kriminale është trajtuar dje me amatorizëm dhe nga një pjesë e mediave. Propaganda e qeverisë nxitoi të ulë rëndësinë e një kërcënimi online, duke e trajtuar si “lojë facebook-u”, pa u thelluar në të kaluarën e personit që thoshte se “ka profesion kërcënimin”. Kjo mënyrë sjellje i bënë fajtorë edhe atë pjesë të mediave që e sheh kërcënimin si diçka normale. Edhe nëse kjo pjesë e shoqërisë mendon se Klement Zguri duhet kërcënuar për qëndrimet që ka mbajtur, po familja e tij çfarë faji ka? Bashkë me heshtjen e turpshme të institucioneve duket sikur propaganda e qeverisë dje inkurajonte që gjithë kundërshtarët e saj mund të kërcënohen, madje familjarisht. Këtu nuk jemi më në politikë, por në mentalitet bandash. Kjo që ka ndodhur është kriminale, por edhe më kriminale e bën heshtja e qeverisë. Masakra e 30 qershorit është krim elektoral, që sipas ligjit dënohet ashpër duke nisur nga anëtarët e KQZ dhe deri të komisionerët dhe qytetarët që janë bërë pjesë e manipulimeve. Madje, nëse i referohemi deklaratave të Edi Ramës, para 30 qershorit, që kush prek zgjedhjet i ndalohet hyrja në SHBA dhe BE, sot gjithë kandidatët e PS dhe kupola e selisë rozë duhet të ishte marrë nën hetim dhe t’u hiqej viza. As më shumë dhe as më pak, janë faktuar si vjedhës dhe hajdutë të votave, një krim që ndëshkohet kudo, siç premtonte dhe vetë Edi Rama. Por pasi vodhën votat dhe çdo gjë, Rilindjes nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të kërcënojë dhe me jetë për të mbyllur gojën atyre që flasin për këtë manipulim e zgjedhje partiake. Është një skemë mafioze, ndaj së cilës nëse shoqëria nuk reagon do të bëhet dhe më kriminale. Kur kërcënohen zyrtarët e lartë shtetërorë që kanë detyrë të zbatojnë ligjin, mendoni çfarë ndodhe me të tjerët. Kur tentojnë deri te kryetari i KQZ për ti mbyllur gojën, cili qytetar do ketë kurajë të denoncojë vjedhjen e votave?

Në qoftëse policia nuk e arreston personin kërcënues, atëhere është vetë qeveria që inkurajon elementë të tillë, duke e kthyer qeverisjen nga hajdute votash, në qeveri kriminale.

Qamil Xhani


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera