» Këmbimi valutor/ Paundi dhe Euro regjistrojnë rënie. Forcohet monedha vendase

Këmbimi valutor/ Paundi dhe Euro regjistrojnë rënie. Forcohet monedha vendase

Monedha e Eurozonës ka shënuar një rënie të vlerës këtë të Martë duke humbur 0.2 pikë dhe kapur vlerën e 122 lekëve.

Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka humbur 0.4 pikë duke zbritur në nivelin e 136.1 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Dollari Amerikan është shfaqur i qëndrueshëm duke ruajtur të njëjtën vlerë sikurse ditën e djeshme, në kuotën e 107.8 lekëve.

Franga Zvicerane është dobësuar me 0.2 pikë duke rënë në nivelin e 109.3 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 82.2 lekë dhe 75.2 lekë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera