» Edita Tahiri: Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë

Edita Tahiri: Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilat janë mbajtur dje, më 30 qershor.

Ajo në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se përqindja e ultë e qytetarëve në votime ishte një ndëshkim për Edi Ramën.

“Me vëmendje përcolla zgjedhjet moniste të nivelit lokal dje ne Shqipëri. E lumtur që kaluan në një atmosferë civilizuese. Qytetarët dëshmuan se civilizimi jonë si komb shqiptar është i lashtë. E dëshpëruar, se këto zgjedhje ishin një kthim prapa nga arritjet 30-vjeçare për demokraci dhe pluralizëm në Shqipëri. Vetë fjala ‘zgjedhje’ donë të thotë se qytetari duhet të ketë mundësinë të zgjedh mes disa alternativave, ndaj kjo edhe është një parim themelor i demokracisë. Dalja minimale e qytetarëve në këto zgjedhje dhe bojkoti i tyre nga më shumë se 80 për qind e votuesve, ishte një ndëshkim i fortë ndaj Edi Ramës për shumë arsye. Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë, që do ta dëmtonin shtetin e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë bojkotuar nga opozita shqiptare.

/Epoka e re/


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera