» Shpërndajnë votën në Facebook, gazetari: Shakaja e hidhur, sot mbahet referendumi për pluralizmin

Shpërndajnë votën në Facebook, gazetari: Shakaja e hidhur, sot mbahet referendumi për pluralizmin

Nga Enton Abilekaj

Dita qe ndan shqiptaret, dita qe shpall betejen mes lirise dhe roberise

Deri ne 06:43, 17 minuta para hapjes se kutive, 535 votues shqiptare jane regjistruar ne Facebook. Dita me e hidhur per pluralizmin qe nga 1991, nuk mund te mos fillonte me kete shaka te hidhur.
Ai qe na solli ne kete dite, ka nje plan te qarte, por ndoshta ata qe po i shkojne pas duhet te reflektojne edhe nje here sot dhe mos te mendojne per fatin e liderit te tyre, për besimin politik, per fanatizmin konfliktual qe na ka edukuar kjo klase politime per 30 vjet.
Te mendojne se pas 30 qershorit, zgjidhja behet me e veshtire, pothuajse e pamundur. Edhe nese Rama, ashtu si thoshte Veliaj, e fton Bashen ne 1 korrik, edhe sikur kryetari i PD te pranoje, nuk mund te kete me zgjedhje te barabarta me 61 bashki te kontrolluara nga 1 parti. Per me teper, ata njerez qe jane akuzuar apo kane dale ne pergjime si organizatore te deformimit te rezultatit, sot do gradohen kryebashiake, ata qe kane precedente penale rikonfirmohen, te tjere me cv kriminale jo aq te pasur fillojne karrieren ne keshillat bashkiake 100 per qind te PS.

Eshte praktikisht me keq se situata e 1991, kur PD hyri ne zgjedhje me gjithe pushtetin e kontrolluar nga Partia e Punes. Pas 30 qershorit, nje njeri i vetem, do te kontrolloje çdo qelize te shtetit, pushteti totalitar qe mezi u rrezua ne 1990, rikthehet serish.
Edi Rama, pas kesaj, nuk mund te jete me pjese e zgjidhjes. Ai eshte veteshpallur problemi me i madh i pluralizmit. Nuk mund te thuhet akoma problemi me i madh i shqiptareve, sepse shume shqiptare e duan kete qe po ndodh sot, shume e deshen ate qe ndodhi ne 2 dhjetor 1945, shume e deshen ate qe ndodhi ne 1996, shume shqiptare, per fat te keq e duan diktaturen kur ate e ben lideri i tyre.
Ajo qe na kercenon, nuk eshte partiake, prandaj sado militante fanatike, eshte momenti te mendohet per ate qe do te ndodhe me pas, kur gjithe pushteti te jete i socialisteve dhe zgjedhjet e barabarta te jene te pamundura. Konflikti mund te jete i pashmangshem, perplasja me shqiptareve dhe rikthimi ne vitet e erreta qe nuk jane aq pak sa te shkruhen, mund te behet realitet.
Ata qe mendojne sot se kete situate e shkaktoi opozita, per te marre pushtetin ne situate te jashtezakonshme dhe duhet te votojne per t’i dhene nje mesim, nuk bejne asnje faj. Deri ne momentin qe votojne vertet. Aty institucionalizojne nje krize te madhe, nje beteje pa limite per liri kunder kercenimit te diktatures, nje lufte te gjate, qe, pavaresisht se drejtohet kunder nje njeriu te vetem qe po merr ne qafe nje vend per pushtetin dhe parate e tij, do te kete pasona mbi gjithe vendin, mbi vete ata qe sot votojne.
Keto nuk jane zgjedhje, ky eshte nje referendum kunder pluralizmit, eshte nje thirrje per lufte mes shqiptareve, eshte nje reshtim ne perplasjen e pashmangshme mes lirise dhe roberise.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera