» Kozara Kati: Pse unë sot votoj

Kozara Kati: Pse unë sot votoj

Nga Kozara Kati*

U bë jo pak kohë qe posht e lart nuk ka muhabet tjetër vecse dek, mi, cdekretimi, përsëri dekretimi I një date zgjedhore që në realitet, nuk është pronë private e askujt.

Pjesëmarrja në votime është një nga të drejtat themelore të njeriut, e sanksionuar si në Kushtetutën e Shqipërisë ashtu edhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Asnjëher nuk më ka shkuar nëpërmend të influencoj tek miqt apo kolegët, në fund të fundit cdokush ka të drejtën e lirisë të mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar. Dhe ky është neni 9 I Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Dhe pavarësisht se unë votoj për ndonjërin nga kandidatët apo vendos ti vë kryqin fletës, unë shkoj në Qendrën timë të votimit me kokën lart pasi askush e asnjë institucion nuk më kushtëzojnë një të drejtë që ka lindur me mua .. të drejtën time për të votuar.

Unë sot votoj sepse jam një qytetare e lirë dhe nuk lejoj askend të luajë me jetën time dhe të fëmijëve të mi apo me cka është imja dhe e askujt tjetër.

*Kozara Kati është drejtoreshë e qëndrës shqiptare për të drejtat e njeriut, Aktiviste e shoqërisë civile dhe e persekutuar politike në regjimin komunist


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera