Le Figaro (1924) / Kryeministri shqiptar, Ahmet Zogu, viktimë e një atentati. Fajtori …

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Qershor 2019

 

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 24 shkurtit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me atentatin ndaj Ahmet Zogut, asokohe kryeministër i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Kryeministri shqiptar viktimë e një atentati

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 23 shkurt.

 

Na shkruajnë nga Tirana, më 23 shkurt, nëpërmjet Agjencisë Stefani :

 

Në momentin kur Kryeministri shqiptar, z. Zogu, hyri në sallën e Asamblesë Kushtetuese, një student me emrin Beqir Valteri, qëlloi tri herë me revolver mbi të, duke i shkaktuar plagë të lehta në dorë dhe në këmbë.

 

Nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e z. Zogu.

 

Fajtori u arrestua dhe u dorëzua para drejtësisë.

 

Qetësia mbretëron kudo.

 

Asambleja vazhdoi punën e saj. Z. Frashëri u zgjodh President.

360grade.al

Sfida: Kurti dhe i vetëm trim në Luftë! | Lufta dhe Paqja

Të tjera