» “Në fillim habiten, pastaj më tallin, pastaj më kopjojnë”/ Rilindasit që kopjojnë shefin, ja kush vjen me atlete në Parlament!

“Në fillim habiten, pastaj më tallin, pastaj më kopjojnë”/ Rilindasit që kopjojnë shefin, ja kush vjen me atlete në Parlament!

Kur veshi për herë të parë një kostum serioz me atlete të bardha, të gjithë u çuditën. Opozitarët e tallën dhe e përfolën, ndërkohë Kryeministri Edi Rama, i cili atletet nuk i hoqi edhe në disa takime të rëndësishme zyrtare jashtë Shqipërisë, tha asokohe se kështu më ndodh mua gjithmonë kur sjell ndonjë risi apo tendencë; Në fillim habiten, pastaj më tallin, pastaj më kopjojnë, duke dhënë idenë se shumë shpejt ky kombinim i guximshëm i veshjes së tij, jo vetëm që nuk do çudisë më akënd, por përkundrazi, do të kthehet në modë dhe do ta imitojnë.

Mesa duket, kjo ditë erdhi. Këtë të enjte në Parlament, dy ishin deputetët që kishin veshur atlete të mirëfillta sportive në kombinim me kostumin zyrtar. I pari është Damian Gjiknuri, i cili në fakt edhe veshjen i kishte pak më sportive se zakonisht dhe mungonte kollarja. Ai kishte veshur atlete të bardha, të cilat binin të parat në sy në veshjen e tij.

Deputeti tjetër ishte Ervin Bushati. Ai ishte veshur shumë serioz, me kostum dhe kollare, por të kombinuara me një palë atlete “Nike”, ngjyrë gri. Ky kombinim nuk la indiferent Xhemal Qefalinë, i cili shprehu habinë e tij sapo pa atletet e Ervinit. Ja pra, që moda e atleteve shpërtheu!!!

Panorama plus

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera