» Perimet bostanore me kimikate

Perimet bostanore me kimikate

Perimet bostanore si shalqini dhe pjepri  janë mbi normat e lejuara të nitriteve dhe nitrateve të përdorura. Nga 68 ankesa të mbërritura në qendrën e mbrojtjes së konsumatorit që prej 1 qershorit të këtij viti, 11 prej tyre janë vetëm për këto produkte.

Hasan Stafa : “Sipas analizave që kemi ne së shpejhti do të deklarohen 6-7-8  herë mbi normat e lejuara të nitrateve dhe nitriteve që janë përdorur për të rritur tregun e prodhimit. Dhe këto produkte janë produkte të rrezikshme për konsumatorin”.

Kreu i kësaj qendre Hasan Stafa thotë se ankesa ka pasur edhe  për prezencën e shitësve ambulatorë që ofrojnë produkte të pagarantuara. Mes tyre  ka pasur raste të helmimeve nga akulloret, së paku në qytetin e Durrësit.

Hasan Stafa: “Pra janë nga njerëzit artizanalë që prodhohet akullorja.Aq më tepër që është një produkt i rrezikshëm për grupmoshën e vogël sepse si veza qumështi, sheqeri , uji dhe disa substanca”.

Sipas Stafës, shqetësime  ka pasur edhe në produktet e brumit, të cilat kanë sjellë edhe probleme me intoksikimin e qytetarëve, që më pas i janë drejtuar qendrave shëndetësore.

Hasan Stafa : “Siç janë sufllaqet , hamburgerat etj , kanë pastur raste kur konsumatorët kanë pasur probleme sepse produktet nuk janë të sigurta siç janë sallamet , dhjathrat nuk tregtohen siç duhen por nën rrezet e diellit”.

Në  8 plazhe të Shqipërisë janë  mbi 1.4 milionë turistë. Hasan Stafa thotë se rritja e numrit të qendrave shëndetësore në zonat turisitike është një nga format për të pasur më tepër siguri për jetën e qytetarëve./oranews


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera