» Surprizat e motit/ Ja si do të jetë koha nesër

Surprizat e motit/ Ja si do të jetë koha nesër

Dita e sotme ka qenë e freskët thuajse në të gjithë vendin.

Reshjet lokale të shiut kanë ulur temperaturat.

Por si do të jetë moti për ditën e martë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për 24 orët e ardhshme.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në mesditë në zonat kodrinore dhe malore duke u pasuar me reshje shiu me karakter lokal dhe të herëpashershëm në formë shtrëngatash si dhe breshër i izoluar.

Era do të jetë me drejtim kryesor Juglindje – Verilindje e qetë deri mesatare me shpejtësi 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare era hera-herës do të fitoi intensitet deri në 15-18m/s, relativisht problematike për pushuesit pranë plazheve.

Temperaturat pritet të pësojnë rritje me 3-5°C dhe ti rikthehen vlerave të këtyre ditëve të fundit duke bërë që nesër të jetë përsëri një tjetër ditë e nxehtë.

Më konkretisht:

Zonat malore 15°C deri në 32°C

Zonat e ulëta 15°C deri në 35°C

Zonat bregdetare 19°C deri në 34°C


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera