» Ecuria javore e tregut valutor/ Valutat e huaja e mbyllin javën në rënie. Forcohet leku

Ecuria javore e tregut valutor/ Valutat e huaja e mbyllin javën në rënie. Forcohet leku

Kjo javë ka regjistruar luhatje të ndjeshme për të gjitha valutat e huaja kundrejt monedhës vendase. Euro e ka mbyllur javën në kuotën e 121.7 lekëve duke humbur sërish pikë, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkaq Paundi Britanik pas një rritjeje të lehtë ditën e djeshme ka rënë përsëri në vlerën e 136.32 lekëve duke u dobësuar kundrejt Lekut.

Dollari Amerikan ka shënuar gjithashtu vlera në rënie gjatë tërë periudhës së 17-21 qershorit duke kapur nivelin e 107.72 lekëve.

Franga Zvicerane është forcuar ndjeshëm duke kapur vlerën e 109.64 lekëve. /Scan


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera