1927/ Iljaz bej Vrioni nënshkruante marrëveshjen me Vatikanin: Shqipëria vend laik … Aspiratat e popullsisë katolike të veriut …

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Qershor 2019

 

“Le Temps” ka botuar, të martën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Vatikanit me qëllim plotësimin e aspiratave të popullsisë katolike të veriut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Vatikani dhe Shqipëria

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

Romë, 26 dhjetor.

 Z. Vrioni, ministri i jashtëm shqiptar, kryetar i misionit shqiptar për të përfunduar një marrëveshje me Vatikanin, bëri deklaratën e mëposhtme për gazetarët :

 

Misioni shqiptar ka fuqinë e plotë për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën pikat e saj kryesore janë miratuar tashmë nga qeveria.

 

Në lidhje me emërimin e peshkopëve, duhet të theksojmë se në vendin tonë të gjitha fetë tolerohen. Shqipëria është në thelb laike, por të gjitha fetë mbrohen dhe garantohen me Kushtetutë.

 Selia e Shenjtë do të jetë në gjendje të zhvillojë aktivitetin e saj brenda kufijve të përcaktuar nga ligjet e shtetit. Aspiratat e popullsisë katolike të veriut do të realizohen.

 

360grade.al

Drejt Shqipërisë Etnike? Shpërbërja e Maqedonisë bën që shqiptarët të marrin Shkupin?

Të tjera