» “Lobimi rus”, Arben Ristani paraqitet te Krimet e Rënda

“Lobimi rus”, Arben Ristani paraqitet te Krimet e Rënda

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sa i përket hetimit për lobimin në SHBA.

Katër ditë më parë Prokurorët e çështjes, Ervin Karanxha, Gjergji Tafa dhe Kolë Hysenaj kanë firmosur flet thirrjen për kryetarin demokrat Basha, ish-sekretarin e PD, Arben Risanti si dhe Ilir Dervishin, ekonomist i PD.

Tre prokurorët thanë se pas përfundimit të fazës paraprake të hetimeve që kanë nisur në 2018 gjetën elementë të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Sipas prokurorëve mbështetur në hetimet paraprake, Basha, Ristani dhe Dervishi janë tashmë nën hetim.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera