» 3 premtimet e Veliajt për mandatin e ardhshëm

3 premtimet e Veliajt për mandatin e ardhshëm

Unaza e re, zgjerimi i Lanës dhe përfundimi i Bulevardit të ri janë tre nga frontet e punës së Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme.

Në takimin e Këshillit Ekonomik të Tiranës, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se zona e Bulevardit të ri do të projektojë Tiranën e gjeneratës së ardhshme.

“Dua t’ju garantoj për një gjë, që bashkë me kryeministrin , qeverinë, Bashkia e Tiranës është e vendosur që çdo projekt që ndihmon në hapjen e vendeve të punës dhe ekonomisë do të ecë përpara. Kjo përfshin Unazën e Re, zgjatimin e Lanës, bulevardin e ri, të gjitha frontet e punës që hapen për shqiptarët, duke garantuar trajtim social edhe të atyre që kanë shkelur ligjin, pra që kanë ndërtuar në gjurmë të bulevardit të ri apo Lanës, në gjurmë të Unazës së Madhe. Kush ka pronë do të marrë kompensim, kush ka nevojë për shtëpi, do të marrë shtëpi, siç e kanë marrë, më pas kush do të vijojë lojën e vet politike është i lirë ta bëjë, por nuk do ketë frenim të punëve”, tha Veliaj.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera