» Përgjimet e Bild/ PD: Hajdutët, në vend që të ishin në burg, promovohen nga Rama

Përgjimet e Bild/ PD: Hajdutët, në vend që të ishin në burg, promovohen nga Rama

Partia Demokratike ka dalë një konferencë për mediat, në lidhje me përgjimet e denoncuara nga Bild.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi për mediat, se të gjithë personat që janë përfshirë në vjedhjen/ blerjen e zgjedhjeve në Dibër, janë promovuar nga Edi Rama, në vend që të ishin në burg.‘Përgjimet publikuara nga BILD janë radiografia e zgjedhjeve dhe për të cilat Damian Gjiknuri e Vangjush Dako duhet të ishin në burg.

Por Durrësi dhe Dibra nuk janë raste të shkëputura.

Në vend që Pjerin Ndreu të ishte para ligjit, ai është promovuar nga Rama si kandidat për kryebashkiak në Lezhë.

Rama është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve, kjo është arsyeja pse ai e mori nën kontroll të plotë Prokurorinë.

Prej tre vitesh, Prokuroria nuk bën asnjë hetim.

Kolegët Alibeaj dhe Gjata do të sqarojnë më mirë sesi ka funksionuar’, tha ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

LIVE

LIVE – Sekretari i Përgjithshem Gazment Bardhi, Sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata dhe Enkelejd Alibeaj konferencë shtypi në seli, pas publikimit të përgjimeve ku qeveria është kapur duke vjedhur zgjedhjet me paratë e krimit.

Geplaatst door Partia Demokratike e Shqipërisë op Dinsdag 18 juni 2019


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera