» Gjyqi ndaj Shullazit/ Dështon sërish seanca, shtyhet për në 25 qershor

Gjyqi ndaj Shullazit/ Dështon sërish seanca, shtyhet për në 25 qershor

Shtyhet për të disatën herë seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Mos plotësimi i trupës gjykuese u bë shkak për një tjetër seancë të dështuar të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit në Apelin e Krimeve të Rënda.

Trupa ka mbetur me dy anëtarë pasi në 15.6.2019 është pranuar kërkesa e Shullazit për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Saida Dollani.

Apeli ka vënë në dijeni KLGj-në dhe i ka kërkuar delegimin e një gjyqtari, por deri sot nuk ka asnjë përgjigje.

Nga ana tjetër, i pandehuri Gilmando Dani i kërkoi gjyqtares Albana Boksi të dorëhiqet nga çështja, pasi sipas tij është në konflikt interesi. Seanca u shty për në 25 qershor./l.m


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera