» I arrestuari i 7-të për grabitjen në Rinas “kyç” gojën para gjykatës

I arrestuari i 7-të për grabitjen në Rinas “kyç” gojën para gjykatës

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Hasan Kanacin, i arrestuar i 7 për grabitjen në Rinas në 9 prill. Para trupit gjykues, 48 -vjeçari ka qëndruar i heshtur para gjykatës dhe nuk ka pranuar të flasë.

Kanaci, i cili dyshohet se ndihmoi  nga brenda aeroportit grabitësit e miliona eurove, u  arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda 3 ditë më parë.

Gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, por pa dhënë saktë vlerën e sekuestruar. Flitet se sasia e parave të sekuestruara është 100 mije euro.

Kanaci ishte punëtor i aeroportit në pjesën cargo ku përpunohen mallrat në aeroport. Ai dyshohet se ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjen e tyre. Fillimisht 48 vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë, ku nuk k apranuar se ka lidhje me ngjarjen dhe ka kërkuar një avokat.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale  “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i  strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”  ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit  “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera