» E Fundit/ Grabitja në Rinas, mbetet në burg Kanaçi

E Fundit/ Grabitja në Rinas, mbetet në burg Kanaçi

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Hasan Kanaçin, i arrestuar i 7 për grabitjen në Rinas në 9 prill.

Gjatë seancës për masën e sigurisë të zhvilluar të martën, para trupit gjykues, 48 –vjeçari nuk ka pranuar të flas, duek lënë avokatin e tij të ndjek procedurat.

Kanaçi u arrestua të shtëunë dhe dyshohet se është personi që ndihmoi  nga brenda aeroportit grabitësit e miliona eurove. Kanaçi u  arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda 3 ditë më parë.

Gjatë arrestimit të tij, sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, por pa dhënë saktë vlerën e sekuestruar.

Policia në njoftiin e saj sqaronte se, “Kanaci ishte punëtor i aeroportit në pjesën cargo ku përpunohen mallrat në aeroport. Ai dyshohet se ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjen e tyre. Fillimisht 48 vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë”.

Policia njofton se po vijojnë hetimet dhe puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale  “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i  strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”  ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit  “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera