» 26% e familjeve shqiptare të varura nga remitancat

26% e familjeve shqiptare të varura nga remitancat

1 në 4 familje shqiptare përfitojnë të ardhura nga emigrantët, para që janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre. Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, zbulojnë se 1/3 e remitancave përdoren për shpenzime bazë, thënë ndryshe për ushqime dhe ilaçe. Ndërsa vetëm 2 në 5 familje arrijnë të kursejnë një pjesë të parave që marrin nga jashtë.

Vlera e remitancave është rritur përgjatë viteve të fundit, duke kulmuar në 1.3 miliardë euro në fund të 2018-ës. Nga kjo shumë vihet re një shtim i të ardhurave nga puna, nga emigrantët sezonal që punojnë me periudha jashtë vendit dhe që përbëjnë 40% të dërguesve. Pjesa tjetër janë emigrantë të përhershëm, që shpesh kanë mbi 10 vjet që dërgojnë para në shtëpi.

Pjesa më e madhe e parave nga emigrantët dërgohen nga Italia dhe Greqia, përkatësisht 35% dhe 32%. Ndërsa në rritje janë edhe shumat që transferohen nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania. Banka e Shqipërisë ka nisur një projekt në bashkëpunim me Bankën Botërore, të quajtur Greenback 2.0, për uljen e kostove të dërgesave, që në vendin tonë llogaritet në 8.9% të vlerës së transfertës.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera