» A po përgatitet Amerika për bombardim të Iranit?

A po përgatitet Amerika për bombardim të Iranit?

Administrata amerikane e ka shqyrtuar idenë e bombardimit të objekteve iraniane që kanë lidhje me programin nuklear, shkruan “Jerusalem Post”, duke u thirrur në burimet diplomatike të Kombeve të Bashkuara.

“Bëhet fjalë për bombardimin e forcuar i cili do të ketë një qëllim konkret”, transmeton gazeta izraelite fjalët e burimit.

Në diskutimin për këtë çështje po marrin pjesë zyrtarët e lartë ushtarak, përfaqësuesit e Pentagonit dhe këshilltarët e presidentit të SHBA Donald Trump, pretendon gazeta, percjell Insajderi.com.

Ky vendim ishte temë e bisedës në Shtëpinë e Bardhë edhe para deklaratës së paradokohshme të Iranit për rritje të prodhimit të uraniumit, pretendohet në kumtesë.

Vet presidenti Trump, sipas shkrimit të gazetës, nuk po tregon entuziazëm për zgjidhje ushtarake të problemit iranian, mirëpo megjithatë mund të pajtohet me këshillën e sekretarit shtetëror të SHBA Mike Pompeo.

Më herët Irani ka deklaruar se në 10 ditët e ardhshme to ta tejkalojë kufizimin e rezervave të uraniumit të cilat janë përcaktuar me Marrëveshjen Nukleare të Teheranit me fuqitë botërore.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera