» Video/Shfaqje spektakolare në bregdet: Satelitët kapin imazhe fantastike të “shkëndijave blu”

Video/Shfaqje spektakolare në bregdet: Satelitët kapin imazhe fantastike të “shkëndijave blu”

Një lloj qelize planktonike e cila njihet ndryshe si “shkëndija e detit” ka dhënë një spektakël në bregdetin e Kinës Lindore.

Ata japin reflesin e ngjyrës blu kur uji lëviz apo trazohet nga anijet ose valët. Imazhet satelitore të vitit 2000-2017 tregojnë një shkëlqim më të madh , më të bollshëm të shkëndijave blu.

Studiuesit thonë se kjo ka të bëjë me ndërtimin e digës Tre Gorges.

Falë aftësisë së planktonit për të absorbuar dhe shpërndarë dritën, shkencëtarët ishin në gjendje të përcillnin aktivitetin e tyre përmes imazheve satelitore duke analizuar ndryshimet në ngjyrën e oqeanit.

Këto organizma absorbojnë më shumë dritë blu dhe shpërndajnë më shumë dritë të kuqe sesa mikroorganizmat e tjerë, thotë ekipi.

Duke analizuar afro 1,000 imazhe të Detit të Kinës Lindore nga satelitët Terra dhe Aqua të NASA-s, si dhe Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ekipet identifikuan lulëzime që u shfaqën midis prillit dhe gushtit gjatë 18 viteve. Ndërsa ata zakonisht duken pranë bregut së lumenjve, imazhet satelitore zbuluan shumë që ndodheshin më larg.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera