» U hodh në lumë i lidhur me zinxhirë dhe me dry, gjendet trupi i magjistarit të zhdukur

U hodh në lumë i lidhur me zinxhirë dhe me dry, gjendet trupi i magjistarit të zhdukur

Policia konfirmoi vdekjen e një magjistari i cili u lidh me zinxhir dhe dry dhe u hodh në një liqen.

Chanchal Lahiri u hodh në lumin indian përpara familjarëve, miqve dhe fansave.

Kur nuk doli nga lumi, fillimisht u besua se ishte pjesë e magjisë së tij. Por kur kaloi disa kohë, të gjithë e kuptuan se diçka nuk shkonte dhe lajmëruan autoritetet.

Pas kërkimeve, zëdhënësi i policisë Syed Waquar Raza konfirmoi mbrëmjen e së hënës se Lahiri kishte vdekur.

40-vjeçari bëri një marifet të ngjashëm 20 vite më parë, duke u hedhur në të njëjtin lumë në Ganges, por arriti të shpëtojë.

Ai ishte prangosur me gjashtë dryna dhe lidhur me zinxhir, ndërsa spektatorët e shihnin nga dy anije.

Lahiri, i njohur edhe si Mandrake, u ul në lumë nga një anije.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera