» Gjiknuri dhe Fino, përballen sy më sy me një personazh të Migjenit

Gjiknuri dhe Fino, përballen sy më sy me një personazh të Migjenit

Nëse ecën në këmbë rrugëve të Tiranës, padyshim që njerëzit që lypin i takon pothuajse në çdo rrugë. Ata bëhen më të shumtë, sidomos në disa rrugë që kanë të përqendruara lokale luksoze, si p.sh rrugët e ish-Bllokut, me shpresën se aty njerëzit janë më të kamur dhe mund të falin më shumë.

Me një pamje të tillë u përballën pak ditë më parë ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, dhe deputeti socialist, Bashkim Fino. Teksa kalonin në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ata u përballën me kërkesën e një zonje të vjetër në moshë, e cila kërkonte t’i falnin ndonjë lek.

Duket nga fotoja se sa i bezdisur është Fino, teksa e dëgjon kërkesën për lëmoshë, ndërkohë që po tymos puron e tij që nuk e ndan nga dora. Përballja e pushtetarëve me njërëzit e varfër është me të vërtetë diçka shumë pozitive për të parë dhe prekur realitetin ashtu siç është.

PANORAMA PLUS


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera