» Gazetari Peter Tiede i BILD hodhi bombën e dytë

Gazetari Peter Tiede i BILD hodhi bombën e dytë

Nëse në Durrës kishim një bandë që kish marrë peng shtetin me një mijë forma dhe mënyra, në Dibër shteti sillet vetë si bandë kundër qytetarëve të tij, duke bërë presion apo blerë një votë me 40 mijë lekë të vjetra, sikur të blije një pulë në pazarin e Milotit.

Bomba e “Bild” është e tmerrshme për Shqipërinë, por media gjermane duhet falënderuar për shërbimin që u ka bërë shqiptarëve. Dje u konfirmuan të gjitha dyshimet dhe dje ra çdo mbrojtje e Edi Ramës. Kryeministri nuk mund të thotë më si në rastin “Tahiri”, se nuk e dija çfarë bëhej me hashashin. Nuk mund të justifikohet më as se nuk di më kë flet Vangush Dako në telefon. Dje u kap vet me “presh në dorë” duke folur me njeriun që PS kish caktuar për të masakruar zgjedhjet dhe kjo nuk e lë Edi Ramën pa përgjegjësi.

Gazeta “Bild”, më e madhja në Gjermani dhe Europë, publikoi dje 16 përgjime të tjera që dëshmojnë blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017 nga qeveria “Rama”. Përmbajtja e gjithë përgjimeve ka efektin e një bombë kundër mazhorancës së sotme, por edhe gjithë shoqërisë shqiptare. Në çdo pjesë të bisedave të regjistruara nga prokuroria shqiptare dhe të publikuara nga gazeta gjermane kemi një krim të kryer nga zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kryeministri flet në telefon me një drejtues drejtorie në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. Biseda, në pamje të parë duket jo shumë inkriminuese për kreun e qeverisë, por në fakt përgjimet e tjera e nxjerrin kryeministrin si njeriun që dinte çdo manipulim që është bërë dhe madje ka dhënë miratimin. Një ministër që i thotë drejtorit të Ministrisë së Brendshme se do t’i dërgojë disa tipa problematikë ditën e zgjedhjeve. Në një tjetër komunikim e pyet për transportin e parave. Një deputet që kërcënon drejtorin e drejtorisë arsimore me flakjen nga vendi i punës, nëse nuk voton PS. Drejtori i Arsimit që merr në telefon mësuesit me radhë dhe i kërcënon hapur që të shkojnë me vrap për të votuar PS sepse do të ikin nga puna. Më pas vijnë bisedat e Arben Keshit, ku flet me qytetarë dhe zyrtarë të niveleve më të ulëta. Në emër të PS dhe Rilindjes, Arben Keshi flet me para cash me 5 apo 3 mijë lekë për një votë. 3 mijë në rastet kur sekseri ka bërë punë bindëse. 20 mijë lekë të reja në rastet kur votuesit janë 4 nga e njëjta familje. Po ashtu nuk mungojnë dhe pazaret e ndryshme për vota me personat që komunikon në telefon, njëlloj si të flitej për çmimin e specave. Bisedat tregojnë se veç lekëve, skema e manipulimit funksionon në mënyrë të përkryer edhe me kërcënime. Ministra, drejtorë dhe zyrtarë të lartë faktohen duke kërcënuar qytetarë me vendin e punës dhe me bukën e gojës, në rastet kur këta nuk i kanë pranuar lekët. Kur nuk kryente punë paraja për të blerë votën, ndërhynin drejtorët me presione për vendet e punës. Kur qytetarët nuk bindeshin as nga drejtorët, në fund vinin kërcënimet nga “çunat problematikë”, të cilët janë as më shumë dhe as më pak, por përfaqësues të krimit. Kryeministri, ministra, deputetët, drejtorë të rëndësishëm, gjithë kupola e shtetit, madje dhe krimi i organizuar, siç del nga përgjimet, janë përfshirë kokë e këmbë në procesin e manipulimit, vjedhjes, kërcënimit të votuesve dhe blerjes së votave. Këto janë zgjedhjet që ka bërë Partia Socialiste!

Pak javë më parë, e njëjta gazetë gjermane “Bild”, publikoi përgjimet e Durrësit. Edhe aty kishte funksionuar e njëjta skemë manipulimi, ku gjithë fushata elektorale i ishte lënë në dorë një bande, e cila emëronte dhe deputetët me të cilët Edi Rama bën reformat në Parlament. Por Dibra është dhe më e rëndë se Durrësi. Nëse në Durrës kishim një bandë që kish marrë peng shtetin me një mijë forma dhe mënyra, në Dibër shteti sillet vetë si bandë kundër qytetarëve të tij, duke bërë presion apo blerë një votë me 40 mijë lekë të vjetra, sikur të blije një pulë në pazarin e Milotit. Por pas një skandali në Shqipëri ka një tjetër skandal edhe më të madh. Dhe dje, pasi shqiptarët dëgjuan vjedhjen dhe blerjen e votave, institucionet që duhet të kishin nisur hetimet u sollën edhe njëherë si të jenë në shërbim të bandave. Prokuroria që ka në sirtarët e saj të njëjtat përgjime që publikoi “Bild” , dje në vend të thërriste ministrat dhe drejtorët, qoftë edhe për një verifikim formal, sulmoi median gjermane që i publikoi. Gjeste të tilla, kur bëhen nga institucione kushtetuese, nuk janë qesharake, por dëshmi se edhe Prokuroria qenka bërë pjesë e vjedhjes së votave për PS. Sepse dosja e Dibrës është në prokurori që nga viti 2017 dhe gjithë zyrtarët e përfolur jo vetëm s’janë hetuar, por tashmë janë graduar me poste me të larta në administratë. Pas plasjes së skandalit të vjedhjes së votave nga “Bild”, gafa e radhës ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama. Fillimisht u përpoq të mohoi bisedën e tij, më pas e pranoi dhe paralajmëroi padi ndaj gazetarit gjerman. Është qëndrimi më idiot që një zyrtar i lartë mund të mbaj në një situatë të tillë. Përgjimet nuk i ka bërë gazetari gjerman, por prokuroria e shtetit të tij. Sot duhet paditur prokuroria përse nuk ka hetuar dhe jo media që i publikoi. Bomba e “Bild” është e tmerrshme për Shqipërinë, por media gjermane duhet falënderuar për shërbimin që u ka bërë shqiptarëve. Dje u konfirmuan të gjitha dyshimet dhe dje ra çdo mbrojtje e Edi Ramës. Kryeministri nuk mund të thotë më si në rastin “Tahiri”, se nuk e dija çfarë bëhej me hashashin. Nuk mund të justifikohet më as se nuk di më kë flet Vangush Dako në telefon. Dje u kap vet me “presh në dorë” duke folur me njeriun që PS kish caktuar për të masakruar zgjedhjet dhe kjo nuk e lë Edi Ramën pa përgjegjësi. Përkundrazi, e rendit atë si kryeshefin e vjedhjes së zgjedhjeve.

Bomba e “Bild” nuk është nga ato ngjarje që ka efekt zhurmues vetëm në media. Publikimi i krimit elektoral të qeverisë “Rama” me zë dhe me fakte konkret është nga ato raste, që nëse institucionet nuk reflektojnë në kohë dhe nuk ndëshkojnë autorët, mund të sjellë revoltë popullore.

Qamil Xhani/Koha Jonë


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera