» Kim Kardashian kujdeset për 5 mijë të burgosur!

Kim Kardashian kujdeset për 5 mijë të burgosur!

Njoftimi i kohëve të fundit i Kim Kardashian West në Shtëpinë e Bardhë ishte vetëm fillimi i një ndërmarrjeje masive nga të cilat pothuajse 5 mijë të burgosurit do të jenë në gjendje të përfitojnë.

Burimet e afërta me Kim Kardashian bëjnë të ditur se ajo ka arritur një marrëveshje me kompaninë “Luft”, për të siguruar 5 mijë vende pune për të burgosurit që do të lirohen shumë shpejt.

Thuhet se grupi më i madh i tyre që kanë marrë lirimin do të dalin nga burgu me datë 19 korrik.Sipas TMZ, Kim në një partneritet me #Cut50 – ka punuar pa u lodhur në nivel federal dhe lokal për të siguruar që të burgosurve t’u sigurohen mundësi strehimi dhe punësimi.

Gjithashtu thuhet se ekziston një plan afatgjatë për të siguruar që ata që do të lirohen do tu mundësohen shanse të reja për vitet që vijnë.

Kim ka vizituar burgjet në të gjithë vendin – kohët e fundit duke kaluar kohë në rreshtin e vdekjes – duke njohur të burgosurit, rastet e tyre dhe padrejtësitë e mundshme.

Siç është raportuar, Kim ishte në Shtëpinë e Bardhë, të enjten, me Presidentin Trump për të njoftuar partneritetin e saj të ri me kompaninë ‘Lyft’Kim Kardashian ka vizituar burgjet në të gjithë vendin kohëve të fundit, duke njohur të burgosurit, rastet e tyre dhe padrejtësitë e mundshme.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera