» 360 Gradë/ Gjokutaj: Në 30 qershor do ketë votime, por jo zgjedhje; Klosi: Po e ndaluat, do jetë skandaloze

360 Gradë/ Gjokutaj: Në 30 qershor do ketë votime, por jo zgjedhje; Klosi: Po e ndaluat, do jetë skandaloze

Avokati Genc Gjokutaj u përfshi në diskutime me ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve lokale në 30 qershor.

Për Gjokutajn në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por votime, ndërsa për Klosin nëse opozita arrin të bllokojë procesin dhe të mos lejojë qytetarët të votojnë do të ishte skandaloze.

Pjesë nga diskutimi: 

Gjokutaj: 30 qershori do të jetë një datë në kalendar, por nuk do të ketë zgjedhje. 

Klosi: Kujtova se do të më thonit ndonjë gjë që të më bindte. 

Gjokutaj: Është e pamundur nuk mund të bësh zgjedhje. Zgjedhje jo. 

Klosi: Po bini në kontrast me atë që thatë deri tani për Edi Ramën. 

Gjokutaj: Votime mund të bëhen, por jo zgjedhje. 

Klosi: Unë pyes konkretisht çfarë do të bëhet? Nëse nuk ja mbushni mendjen popullit asgjë nuk do të bëhet. Shumica e njerzëve janë me PS dhe do shkojnë. Nëse do ti pendoni do të jetë një skandal i fortë fare. Atëherë do të jetë një gjë shumë e madhe.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera