» Goditi me kaçavidë të moshuarit në Korçë, policia identifikon autorin

Goditi me kaçavidë të moshuarit në Korçë, policia identifikon autorin

Policia e Korçës identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së një 67-vjeçari, i cili u godit brutalisht disa herë me kaçavidë pasditen e së dielës në lagjen 3 të qytetit të Korçës.

Kujtojmë se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit G.P, 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë shtetasin D.M, 61 vjeç, banues në Korçë, duke e goditur këtë të fundit me mjet prerës, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Po punohet për kapjen e tij”, sqaron policia

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”.

360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera