» Jo gjithmonë faji i higjenës, era e keqe e gojës mund të shkaktohet edhe për këto arsye

Jo gjithmonë faji i higjenës, era e keqe e gojës mund të shkaktohet edhe për këto arsye

Stomatologët pohojnë se era e keqe e gojës është një gjë më se normale në mëngjes, por nëse ju mban erë goja thuajse gjatë gjithë kohës, mund te jetë shenjë e ndonjë problemi.

Nuk po merrni mjaftueshëm zink: Zinku është një mineral shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai parandalon veprimin e radikaleve të lira në organizëm, mbron dhe forcon sistemin imunitar, ndihmon në rigjenerimin e qelizave etj.

Mungesa e zinkut është një ndër arsyet kryesore pse ju vjen erë e keqe nga goja. Kjo ndodh pasi zinku rrit nivelet gustinës në gjak, një proteinë e cila kontrollon gjëndrën e shijes.

Po merrni mjekime të caktuara: Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, depresionin dhe ato për trajtimin e alergjive mund të kenë si efekt anësor tharjen e gojës dhe shfaqjen e erës së keqe të saj.

Mund të keni diabet: Një ndër shenjat e para të diabetit të tipit 2 është thatësia e gojës, si pasojë e vështirësive që ka organizmi për të mbajtur nën kontroll sheqerin në organizëm.

Prandaj mos mendoni se është faji i higjienës personale nëse ju vjen erë e keqe nga goja, por shkoni menjëherë tek mjeku për një kontroll më të specializuar.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera