» Këngëtarja e famshme fotografohet pa makijazh e flokë të pakrehur: Isha duke blerë perime dhe bileta lotarie

Këngëtarja e famshme fotografohet pa makijazh e flokë të pakrehur: Isha duke blerë perime dhe bileta lotarie

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është fotografuar së fundmi në rrugë, pa make-up dhe me flokë të pa rregulluar e të pakrehur.

bebe1

 

 

E një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer këngëtares, edhe pse ajo ndonjëherë publikon foto apo video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet pa makijazh dhe e veshur fare thjeshtë.

bebe

Por pavarësisht se nuk i pëlqen fotot e bëra pa mendje nga paparacët, të cilët janë të kujdesshëm që t’i kapin mat të famshmit në çdo moment, 29-vjeçarja shqiptare ka vendosur që ta publikojë atë.

bebe rexha

“I urrej këto fotografitë e paparacëve, por e di çfarë, po e postoj këtë sepse është e vërteta. Isha duke blerë perime për të bërë supë dhe bileta lotarie. Dhe kështu, fitova 25 dollarë”, ka shkruar Bebe bashkëngjitur me foton e shkrepur nga paparacët.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera