» “Kryediplomati i Holandës i dha shuplakën e madhe Edi Ramës dhe burokratëve e pijanecëve të Brukselit”- Reagon ish-ministri

“Kryediplomati i Holandës i dha shuplakën e madhe Edi Ramës dhe burokratëve e pijanecëve të Brukselit”- Reagon ish-ministri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se ministri i Jashtëm i Holandës e thotë qartë që Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, duke shtuar se me këtë deklaratë i “dha shuplakë” Edi Ramës dhe burokratëve evropianë.

Manjani parashtron një sërë pyetjesh, duke përmendur ikjen masive të njerëzve apo ndërtimi i një kilometër rrugë me 20 milion euro.

Reagimi i plotë:

“Rekomandimi i Komisionit pra i burokratëve dhe pijanecëve) ishte i parakohshëm për Shqipërinë, sepse ajo s’ka përmbushur asnjë kusht”- deklaron Ai.

Në fakt është shumë e hidhur për të gjithë ne ky konstatim, por e vërteta na ndihmon të trajtojmë çështjen ashtu siç duhet.

Çelja e bisedimeve, bisedimet në vetvete dhe, anëtarësimi në BE është çështje merite dhe jo nder shokësh e shoqesh burokratë, me të cilët na është mburrur Rama gjithë këto vite.

Gjithkush mund të vlerësojë vetë sa evropianë është Shqipëria e sotme?!

Jemi të identifikuar si trafikantë, të korruptuar, dogaxhinj e kriminelë gjithandej.

Nuk na i kanë rikthyer vizat, lavdi zotit, por në çdo pikë kontrolli kufitare në Europë na bëjnë zbor me pyetje e super verifikime sa na shohin pasaportën.

Në cilin vend Evropian ikin masivisht njerëzit nga vendi i tyre?!

Në cilin vend Evropian diskutohet (pa)aftësia e shtetit për të vendosur ligjin, për të garantuar liritë e të drejtat kushtetuese si dhe zgjedhjet e lira e demokratike?!

Në cilin vend Europian Kryeministri sillet si puçist në shtetin e vet?!

Në cilin vend Europian mbyllja e gjykatave quhet drejtësi?!

A ka kund ndonjë KQZ që të mos njohë autoritetin ligjor të kreut të shtetit?!

Ku në Europë policia prish shtëpi pasi ka helmuar me gaz lotsjellës banorët e saj?!

Ku në Europë gjendet një parlament monist dhe pa numrat e nevojshëm për tu quajtur parlament?!

Në ç’vend të Europës kushton ribërja e 1 km rrugë e ndërtuar 20 milion euro?!

Ku në Europë, gjendet prokurorë që nuk hetojnë asnjë skandal të qeverisë e shtetit?!

Në cilin vend të europës dënohet protesruesi dhe denoncuesi dhe i denoncuari megjithse kapet në flagrancë nuk i hyn gjëmb në këmbë?!

Cili kryeministër europian lë detyrën publike dhe me avion privat (të financuar nga nuk dihet) shkon të bëjë foto me Ronaldon?!!

Etj etj etj….

Ja pra që Europa është meritë dhe jo shoqëri supe e pilafi me fruta deti me ekspertë e ambasadorë. Këto të fundit nuk guxojnë të flasin se ju bërtet Rama!

 

Nuk ka pra asnjë lidhje me Europën e perëndimin ky realitet ku jemi katandisur.

 

Ndaj dhe shqiptarët IKIN.😔😔😔

 

Kritika e Hollandës, Gjermanisë, Francës etj duhet marrë seriozisht.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera