» “Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!”- Saimir Tahiri mesazh socialistëve të thjeshtë. Çfarë nënkupton?

“Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!”- Saimir Tahiri mesazh socialistëve të thjeshtë. Çfarë nënkupton?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të rithemelimit të Partisë Socialiste.

Ai e nis urimin me një militante të PS-së dhe përmend edhe të tjerë nga ata që quhen “socialistët e thjeshtë”, duke nënvizuar se ata nuk kanë gabuar kurrë, ndër “ne të tjerët edhe kemi gabuar”. Çfarë nënkupton Tahiri me këtë mesazh?

Reagimi i plotë i Saimir Tahirit: E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.

Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.

Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.

Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!

Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!

#gezuar28vitePS


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera