» Aleati i Ramës takohet me Metën: Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, duhet të jenë gjithëpërfshirëse

Aleati i Ramës takohet me Metën: Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, duhet të jenë gjithëpërfshirëse

Kreu i PDS, Paskal Milo është takuar ditën e sotme me Presidentin Meta, për të zhvilluar bisedime mbi datën e re për zgjedhjet lokale.

Pas përfundimit të takimit, Milo u shpreh se zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë aleat me Ramë.

Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Nuk më ndalon askush të shpreh qëndrimin tim. Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve por stabiliteti i zgjedhjeve, unë vazhdoj të jem në aleancë me Ramën. Jam i gatshëm për bisedime në spektrin politik, gati të vijoj bisedimet për gjetjen e zgjidhjes”, tha Milo


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera