» PS e Lulzim Basha ditëlindje në një ditë, ja çfarë i uron Rama

PS e Lulzim Basha ditëlindje në një ditë, ja çfarë i uron Rama

Partia Socialiste feston sot feston 28-vjetorin e krijimit të saj. Mirëpo kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili sot feston 45-vjetorin.

Nga Lushnja ku ndodhej për takim elektoral, kreu i qeverisë bëri një urim për kundërshtarin e tij politik.

“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”,- u shpreh Rama.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera