» Festa për 28 vjetorin e PS, Pandeli Majko tregon fans i kujt politikani është

Festa për 28 vjetorin e PS, Pandeli Majko tregon fans i kujt politikani është

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka vlerësuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn si një model që, sipas tij, duhet të ndiqet nga të gjithë.

Gjatë fjalës së mbajtur në festën për 28 vjetorin e PS, Majko tha se Veliaj nuk ka nevojë për fushatë në këto zgjedhje, pasi fushata e tij janë ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti gjatë katër viteve të punës së tij.

 

8bf483c5-7302-463b-b103-d42f48ea277e

“Jemi mbledhur të gjithë bashkë dhe brohorasim për PS, për këtë familje të madhe e cila si në ditë të mira apo të vështira,se pse e tillë ka qenë historia jonë, rrëzohu ngrihu sepse socialistët asnjëherë nuk kanë humbur. Kjo është historia e PS, asnjëherë nuk kemi braktisur njerëzit tanë, votimet, fatin e Shqipërisë.

Kam këtu edhe fansat më të fundit të Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë i cili këtë radhë nuk ka nevojë të bëjë fushatë sepse fushata është ndryshimi i Tiranës, është standardi më i mirë që ne socialistët ofrojmë për Shqipërinë, ndryshim shpresë e një të ardhme më të mirë se e sotmja.

Historia na kërkon më shumë ne socialistëve sidomos sot më shumë. Shoh flamujt e PS shoh flamujt tanë kombëtarë, e vërteta është se sot më shumë se kurër Shqipëria duhet të jetë e para, për Shqipërinë, Tiranën që duam, PS që do udhëheqë këtë proces. Edhe unë jam fans I Erion Veliajt”, tha Majko.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera