» “Di të gjitha sekretet e miliarderëve”/ Facebook refuzon të fshijë klipin e Zuckerberg

“Di të gjitha sekretet e miliarderëve”/ Facebook refuzon të fshijë klipin e Zuckerberg

Facebook refuzon të fshijë një video të rremë të Mark Zuckerberg nga Instagram, që e portretizon atë si një “gënjeshtar”, i cili  mburret se mund të “kontrollojë të ardhmen” falë të dhënave të vjedhura.

Klip i maskuar u ngarkua në Instagram, që është në pronësi të Facebook, në një përpjekje për të testuar veglat e moderimit të kompanisë.

Është ajo që njihet si një video “deepfake”, në të cilën AI është përdorur për të manipuluar pamjet reale të dikujt, shpesh të famshëm, për t’i bërë ato të duken sikur po thonë diçka që nuk kanë.

Përpjekjet e mëparshme kanë treguar një “Barack Obama të rremë që e quan Donald Trump “një njeri të ulët dhe m** i madh”

Një skenë shumë negative e Zuckerberg u ngarkua në Instagram katër ditë më pare, në pjesë për të provuar se sa shpejt kompania mund të pastrojë klipet e rreme.

Në të, 35-vjeçari shfaqet duke u mburrur për fuqinë e tij mbi të dhënat e miliarderëve.

“Imagjinoni këtë për një sekondë: Një njeri me kontroll të plotë të të dhënave të vjedhura të miliarderëve , të gjitha sekretet e tyre, jetën e tyre, të ardhmen e tyre”, thotë sozia e Zuckerbergut.

“I kam borxh gjithçka Specter që  më tregoi se kushdo që kontrollon të dhënat, kontrollon të ardhmen”.

Video u krijua nga artistët britanikë Bill Posters dhe Daniel Hoëe, i cili u bashkua me firmën izraelite AI CannyAI për të bërë klipin.

Është pjesë e një ekspozite arti në Mbretërinë e Bashkuar të quajtur Specter, e cila synon të tregojë “si sjelljet tona janë parashikuar dhe ndikuar, si në internet ashtu edhe në dhomën e votimit”. Video të dublikuara të Kim Kardashian dhe Donald Trump janë gjithashtu pjesë e ekspozitës.

Video u ndërtuan pjesërisht për të provuar nëse Facebook do t’i gjente dhe do t’i hiqte ato, por duket se kompania nuk po merr karrem.

Një zëdhënës tha për The Sun se Facebook nuk do të largojë klipin Zuckerberg.

“Ne do të trajtojmë këtë përmbajtje në të njëjtën mënyrë që ne i trajtojmë të gjitha dezinformatat në Instagram,” thanë ata.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera