» Negociatat/ Eksperti gjerman: Berlini nuk i beson Edi Ramës. Maqedonia e Veriut ‘viktimë’ e qeverisë shqiptare

Negociatat/ Eksperti gjerman: Berlini nuk i beson Edi Ramës. Maqedonia e Veriut ‘viktimë’ e qeverisë shqiptare

Eksperti i çështjeve ballkanike, Milan Niç analizon se mos-hapja e negociatave për Shqipërinë nga ana e Bashkimit Europian lidhet me rënien e besueshmërisë së kryeministrit Edi Rama në Berlin. Më këtë rast, analisti i njohur hedh akuza edhe mbi BE-në se po sakrifikon Maqedoninë e Veriut për të ‘blerë’ kohë për Shqipërinë.

“Një tradhti ballkanike nga ana e Bashkimit Europian! Djalli fshihet në detaje, që nuk kanë të bëjnë aspak me Maqedoninë e Veriut. Pikat kyçe: 1) rënie e besueshmërisë së Edi Ramës në Berlin. 2) Koalicioni politik gjerman, bixhozi i CDU/CSU (Maqedonia e Veriut si dëm shtesë për të ‘blerë’ kohë për Shqipërinë)”, shkruan Niç në një analizë në Twitter, që nënkupton se Berlini zyrtar po pret ikjen e Edi Ramës, para se te hap negociatat.

Johann David Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në parlamentin gjerman, ka pohuar se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të quhen demokratike, ndërkohë që zëra të tjerë nga Berlini nuk e quajnë tabu dorëheqjen e Edi Ramës.

*Milan Niç është kreu i programit të Evropës në Institutin e Politikave GLOBSEC në Bratislavë. Më parë, ai ka qenë këshilltar i zëvendësministrit të jashtëm sllovak dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE në Bosnje dhe Herzegovinë. Ekspertiza e tij përfshin politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE, NATO, populizmin në Evropën Qendrore, zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera