» Bardhi: Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO negociatave

Bardhi: Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO negociatave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë shqiptarët se pse Holanda vendosi kundër hapjes së negociatave

Në një reagim, numri dy i Partisë Demokratike, thotë se Holanda vlerëson se Shqipëria nuk ka rezultate kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai shton se kryeministri është gati të sakrifikojë demokracinë për pushtetin e tij kriminal.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë, në të njëjtën ditë ku ka vendosur ti thotë PO hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë, ligjvënësit e Holandës kanë vlerësuar se “nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në bazë të Raport-Progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura”.

Nëse Edi Rama nuk do të kishte bërë marrëveshje me krimin e organizuar për të ardhur dhe mbajtur pushtet, Shqipëria do të kishte nisur bisedimet e anëtarësimit prej shumë kohësh. Edi Rama ka bllokuar integrimin evropian dhe mundësinë për mirëqenie dhe stabilitet për qytetarët. Ai është sot në sytë e të gjithëve njeriu më i rrezikshëm në vend, sepse për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Beteja jonë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për të garantuar zgjedhjeve të lira e të ndershme, është betejë për Shqipërinë si gjithë Europa! Asnjë hap pas!


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera