» Takimi me Presidentin, Shehi: Data e zgjedhjeve, nga një marrëveshje e madhe politike

Takimi me Presidentin, Shehi: Data e zgjedhjeve, nga një marrëveshje e madhe politike

Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi konsultativ mes Presidentit Ilir Meta dhe aleatëve të Partisë Demokratike. Në përfundim, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se ishte një hap i vogël, por në drejtimin e duhur.

Shehi tha se data e re e zgjedhjeve do të vijë si pasojë një marrëveshje të madhe politike.

Shehi: Funksioni opozitar është përtej caktimit të datës zgjedhore. Ne gjykojmë që aksioni opozitar nuk mund të reduktohet vetëm në këtë situatën e ditës së zgjedhjeve. Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër. Çfarë do të bëjmë deri në ditën e zgjedhjeve për ti bërë zgjedhjet e pranueshme nga pikëpamja e pretendimeve tona. Ne gjykojmë që dita e zgjedhjeve  do të derivojë nga mundësia e një marrëveshje të madhe politike në të cilën të merren në konsideratë pretendimet opozitare për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shehi e konsideroi takimin shumë pozitiv, por tha se marrëveshja i takon partive të mëdha.

Shehi: Ne nuk kemi tagër të mbyllim marrëveshje. Kjo i takon në radhë të parë Bashës dhe palës tjetër. Kështu që sot gjykojmë që është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur.  Data e zgjedhjeve nuk është një dëshirë. Do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike. Nëse data e zgjedhjeve është një shtyrje thjesht për të shtyrë kohë, kjo nuk i mjafton opozitës.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera