» Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 24-vjeçari me “Benz” përplas turistin ukrainasin

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 24-vjeçari me “Benz” përplas turistin ukrainasin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Elbasan-Librazhd, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një turist ukrainas.

Sipas policisë, ka qenë një 24-vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur 35-vjeçarin ukrainas me inicialet V.B. ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhte jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, shtetasi A.O., 24 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar  shtetasin V.B., rreth 35 vjeç,  banues në  Ukrainë i cili  është transportuar  në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ponon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera