» Le Pen para drejtësisë për publikimin e fotove të ISIS-it

Le Pen para drejtësisë për publikimin e fotove të ISIS-it

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen është vënë para drejtësisë për publikimin, në dhjetor të 2015, në profilin e saj në Twitter, e fotove me përmbajtje dhune, të grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Një hetues ka paraqitur një urdhëresë që e çon para një gjykate penale lideren e Grumbullimit kombëtar (RN, ish-FN) me akuzën për publikimin e pamjeve të dhunshme.

Në fund të marsit, deputeti i RN-së, Gilbert Collard edhe ai ishte dërguar në gjykatë për fakte të ngjashme.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera