» Maldini dhe Boban ndajnë detyrat, plan i çmendur për merkaton e Milanit

Maldini dhe Boban ndajnë detyrat, plan i çmendur për merkaton e Milanit

Megjithëse mungon ende zyrtarizimi për detyrat e reja, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë praktikisht dy drejtues të Milanit. Dyshja e ka nisur punën për ta përforcuar ekipin në kuadër të sezonit të ri, madje sipas mediave italiane, ata i kanë ndarë edhe detyrat.

Ish-kapiteni ka marrë përsipër të bisedojë me kandidatët e mundshëm për të përforcuar prapavijën e “Djallit”. Njohuritë e tij në këtë aspekt do të jenë përcaktuese për emrat që do të vishen kuqezinj në të ardhmen. Dy profile të pikasura nga Maldini janë Fares (SPAL) dhe Mançini (Atalanta), por mësymjet e vërteta do të nisin në hapjen zyrtare të merkatos.

Kroati – Në anën tjetër, Boban do të merret me mesfushorët, megjithëse aktualisht po kalon ditët e fundit në Zvicër për të mbyllur raportin e tij me FIFA-n, ku prej tri vitesh mbulon rolin e nënsekretarit të përgjithshëm.

Kroati mendon se “Djalli” ka nevojë për një lider në mesin e fushës, ndaj nuk përjashtohet një sakrificë ekonomike për të sjellë te Milani një emër me nivel, e mbase edhe mbi 25 vjeç, pavarësisht se faktori moshë i tejkalon ato që janë udhëzimet e administratorit Gazidhis mbi merkaton në hyrje të kuqezinjve./panoramasport

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera