» Riatdhesohen 50 shqiptarë, iu refuzua kërkesa për azil në Francë

Riatdhesohen 50 shqiptarë, iu refuzua kërkesa për azil në Francë

50 shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil në Francë, janë rikthyer në Shqipëri. Ndryshe nga herët e kaluara, të cilët kanë qenë kryesisht të rinj, ky grup ka qenë  përbërë kryesisht nga familjarë me të mitur. Lajmi është njoftuar nga Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë.

“Çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta. U bëj thirrje që të mos ndërrmarrin asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së”, tha Voda.

Nga ana tjetër, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 – mujori, janë rikthyer në atdhe shumë azilkërkues në vendet e BE.

“Fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale”, përfundoi Merkaj.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera