» 169 fëmijë të shfrytëzuar ekonomikisht i rikthehen shkollës

169 fëmijë të shfrytëzuar ekonomikisht i rikthehen shkollës

Elisi i është rikthyer librave dhe shkollës si bashkëmoshatarët e tij, duke lënë pas situatën e vështirë të rrugës, ku ishte deri pak muaj më parë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se janë 169 fëmijë në situatë rruge, të shfrytëzuar ekonomikisht të cilët prej janarit 2019 janë identifikuar dhe asistuar nga skuadrat e mbrojtjes së fëmijëve në territor. Sipas ministres, qendra sociale multidisiplinare e bashkisë Tiranë janë shembuj sesi mund të aplikohet edhe në bashki të tjera. “Nëse shikoni një fëmijë që abuzohet, denonconi në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë bashkisë tuaj. Telefono Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë: Alo 116 111;Telefono Policinë: 112. Punojmë çdo ditë me Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve që kopështi, shkolla, argëtimi, jetesa e denjë të jenë përditshmëria e çdo fëmijë”, bën apel Manastirliu.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera