I gjendur në Kosovë në kuadër të festimeve të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, presidenti Ilir Meta shprehet i lumtur për pjesëmarrjen në Kosovë.

“Shumë i lumtur të takoja e përshëndesja përzemërsisht qytetarë të Prishtinës e mbarë Kosovës dhe të shkëmbeja me ta urimet më të ngrohta për 20-vjetorin e Çlirimit”,- shkruan Meta.

Meta citon presidentin Bill Clinton teksa shkruan se “ashtu siç me të drejtë theksoi sot Presidenti Bill Klinton është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri dhe Kosovë, për t’u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave, si dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendet tona”.

Gëzuar 20-vjetorin e lirisë Kosovë🇽🇰 e dashur! Falënderim dhe mirënjohje përjetë SHBA🇺🇸, NATO-s dhe Presidentit Klinton!

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
+4

Fotografitë

Postimet

Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata.🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko komentet e mëparshme
  • Fitim Bajraktari Z. Meta. Tek ti kam patur dhe kam besim se doe ndryshosh kete vend. Pash hatein e Zotit punonji me drejtesi qe te bohet shqiperia se boll ka vuajtur ky popull. Eshte koha per ndryshim rrenjesore qe mos te vuajn te pakten femijet tane dhe tuajt. Nuk eshShiko më shumë
  • Bafti Beluli Rrespekte per ty z president gjigand jeni.
Shkruaj një koment…
 

Historia nuk është vetëm kujtesë, por na shërben ne dhe brezave që do të vijnë për të nxjerrë mësimet e duhura, dhe për të mos lejuar më kurrë një Shqipëri totalitare, ateiste, ku vritet liria dhe shuhet shpresa. Ndaj sot nga Konferenca Rajonale ‘Roli i Fesë në Ballkanin Perëndimor’, falënderova me mirënjohje drejtuesit e bashkësive fetare dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë për mesazhet e qarta e plot përulësi për zgjidhje të situatës politike në vend, për reflektim, dialog e bashkëpunim.
Uroj që lutjet e tyre për zgjidhje paqësore të konfliktit politik të dëgjohen nga të gjithë!🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 47 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Shqiptarët kanë nevojë për ZGJEDHJE, jo për votime!🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko komentet e mëparshme
  • Aldo Danjolli like coje edi ramen per thana 😂 se ti je koke e vjeter e mjeshtro me dasht 😂
  • Agron Shametaj Betimi Presidentit :
    Betohem se do ti bindem Kushtetutes dhe ligjevet të vendit , DO TE RRESPEKTOJE TE DREJTAT DHE LIRITE E SHTETASVE, do të mbrojë pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të poShiko më shumë
Shkruaj një koment…
 
Ilir Meta ishte drejtpërdrejt.
23 orë

LIVE – Konferencë për shtyp

-36:08

Komentet
Shkruaj një koment…
 
Shiko më shumë komente

2 nga 439

KUSHTETUTA do të mbrohet deri në fund me QETËSI dhe SHQIPTARI.🇦🇱👐

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko komentet e mëparshme
Shkruaj një koment…
 

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko komentet e mëparshme
Shkruaj një koment…
 
About this website

 

PRESIDENT.AL
D E K R E T PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT NR. 10928, DATË 05.11.2018 TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE” Në mbështetje të nenit 1/3, 3, 4/2, 15, 45, 86/1, 92 shkronja “gj” dhe 93 të…
Komentet
Shiko komentet e mëparshme
Shkruaj një koment…
 
Ilir Meta ishte drejtpërdrejt.

LIVE – Konferencë për gazetarët

-28:19

Komentet
Shkruaj një koment…
 
Shiko më shumë komente

2 nga 599

1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i 

Shiko më shumë

About this website

 

PRESIDENT.AL
1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë; 2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend; 3. Duke mar…
Komentet
Shiko komentet e mëparshme
  • Mynyr Cilaj Me ke ber plan te bdxh kolucion nu po ecin me planet mir qe me kolucion ct dush qe dole vetem
  • Mynyr Cilaj Aq qe rresk shum qen te mundi zullumi mos ja ke me te shtremt popollit se te ze semundje e lpeve tako salun se ai te fut brenda po e mori ne dor se ta ka ber prces verbalin e floririt
Shkruaj një koment…
 

I lumtur të jem në Gramsh për promovimin e librit të arbëreshit të madh Mario Brunetti, për mendimtarin e shquar europian, Antonio Gramshi, me rrënjë nga ky qytet kaq i dashur dhe paqësor.

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 41 komente më shumë
  • Eduart Rama Je i pa pam
  • Eduart Rama Zoti president jam pro fushats per invesirort qe vijn prej jasht shteti per ivestimt ne shqipri jam kunder fushats politike brezi i femijve tan duhen te jen jasht politiks pro biznesit
Shkruaj një koment…
 

Kënaqësi të takoja sot në Berlin përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag.🇦🇱🤝🇩🇪

About this website

 

PRESIDENT.AL
Berlin Gjatë qëndrimit në Berlin, ku mori pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën europiane të vendit, dhe veçanëris…
Komentet
Shiko 11 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Ne e kemi konsideruar gjithmonë kufirin e zgjeruar të #NATO-s në rajon si një vlerë për të ndjekur paqen e bashkësisë sonë të popujve, të cilët për një kohë të gjatë e shikonin si të pamundur bashkëjetesën me njëri-tjetrin. Ne duhet të jemi fuqimisht të vendosur në mbrojtje të këtij partneriteti, në forcimin e aleancës transatlantike, në ruajtjen e vlerave thelbësore që lidhin e bëjnë bashkë veçanërisht, të rinjtë tanë. #PrayerBreakfast #Berlin

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 21 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Siç u kujtoi Kancelarja Angela Merkel njohësve të mirë të historisë: “Çdo gjë, dhe nëse duket e gdhendur në gur dhe e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë”.🇦🇱🤝🇩🇪 #PrayerBreakfast #Berlin

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 10 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Shumë i lumtur të merrja pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Berlin🇩🇪 me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”. Theksova fort mesazhin për çeljen sa më shpejt të negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda qershorit.🇦🇱🤝🇪🇺

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 19 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Për 23 vjet, “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, kanë qenë shtëpia e dashur, e ngrohtë dhe e sigurt për shumë vogëlushë pa kujdes prindëror, të cilët janë rritur, edukuar dhe tashmë i kanë dalë për zot jetës së tyre, shpesh duke u shndërruar në modele frymëzimi për fëmijët e tjerë.
Në shenjë mirënjohjeje, falënderimi dhe vlerësimi për këtë kontribut të rëndësishëm në integrimin dhe transformimin e jetës së shumë fëmijëve dhe familjeve shqiptare, pata kënaqësinë t’i akordoj Or

Shiko më shumë

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 18 komente më shumë
  • Ilir Çumani Urime…. Vlerêsim i merituar për një punë të mrekullueshme të bërë ndër vite.
  • ILirjamrt Souls O iLir si të duket ty me ju tek keti që ka Faccebok, dhe me të shkul në çdo postim që ban nga nje qime floku, që e zgjedh ai si palsen e asaj që perban kuptimin e asaj që thua ti, dhe Ta shnuk ; kuj do ti kerkoje mbrojtje nga nje dor e till e lig ? Po Shiko më shumë
Shkruaj një koment…
 

Në vlerësim të kontributit të tij poliedrik në dobi të artit, kulturës e historisë sonë dhe në mirënjohje të publicistikës së mprehtë, studimeve shumëdimensionale për ndriçimin e gjenezës së kombit shqiptar🇦🇱, mbrojtjen e monumenteve dhe identitetit tonë kombëtar me përkushtim, kurajë intelektuale, qytetari dhe profesionalizëm të lartë, pata sot kënaqësinë e veçantë t’i akordoja Dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, z.Moikom Zeqo.
Me rastin edhe të 70-vjetorit të lindjes, i urova jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij të spikatur!

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 27 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Shqipëria🇦🇱 është e bekuar me pasuri e bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe me një biodiversitet të larmishëm, që fatkeqësisht po shfrytëzohen dhe shkatërrohen egërsisht në dëm të shëndetit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.
Triumfi i betonit mbi hapësirat e gjelbërta, keqmenaxhimi i mbetjeve urbane, masakrat në pyje e lumenj dhe ndotja e frikshme e ajrit, janë këmbana alarmi që duhet të na zgjojnë të gjithëve. Asnjë justifikim nuk mund ta fshehë këtë realitet të dhimbshëm, që po e vuajmë të gjithë.
Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, apeli im është i qartë: Duhet t’i themi STOP shkatërrimit të mjedisit! Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për të mbrojtur këtë dhuratë që na ka falur Zoti, pa të cilën vetë ekzistenca jonë dhe e gjeneratave të ardhshme është e pamundur.🌳🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 13 komente më shumë
  • Elmaz Myslymi Respekt per ju z.president
  • Edmond Qordja Nga çdo gjè qè ka dhuru Zoti èshte beku Shqipra , por a po e sheh ti se nga kto politikan qè kanè dhe ka pasur deri tani PS &PD e kanè shkatrru Shqiprin & Shqiptarèt.
Shkruaj një koment…
 

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Me mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Muajit të sakrificës, përkushtimit ndaj së mirës dhe paqes shpirtërore, u bashkohem lutjeve Tuaja për agjerim të pranuar dhe ju shpreh në këtë prag feste të madhe, urime të ngrohta, të sinqerta dhe të përzemërta:

Gëzuar Bajramin e Madh!

Shiko më shumë

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 48 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Kënaqësi të takoja sot Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Sllovakisë🇸🇰, njëkohësisht Kryesues i radhës i OSBE-së, z.Miroslav Lajçak.
Gjatë kryesisë së saj të OSBE, Shqipëria🇦🇱 duhet të reflektojë vlerat e mirëfillta të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të respektimit të lirive themelore, duke mishëruar denjësisht imazhin e Organizatës.
Theksova gjithashtu domosdoshmërinë e zgjidhjes urgjente të krizës së thellë kushtetuese, institucionale, politike dhe përfaqësuese ku ndodhet vendi, përmes reflektimit dhe dialogut.

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 9 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Kënaqësi të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të #NATO, z.Jens Stoltenberg, vizita e të cilit përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë🇦🇱 në NATO, objektivin strategjik të të gjitha qeverive shqiptare të pas ‘90-ës, të grave dhe burrave të Forcave tona të Armatosura dhe mbi të gjitha, të të gjithë shqiptarëve.
Do të vazhdoj të inkurajoj rritjen e buxhetit për mbrojtjen në 2% brenda 2024, jo vetëm si detyrim por edhe si përgjegjësi për ndarjen e barrës në shërbim t

Shiko më shumë

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 9 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Në Ditën e Festës së tyre, 1 Qershorit, një urim të veçantë kam për të gjithë fëmijët me talasemi, duke i garantuar ata dhe prindërit e tyre, se do t’u jem gjithmonë pranë për kapërcimin e sfidave jo të lehta dhe të zgjidhjes së problemit serioz të mungesës së gjakut, aq shumë të domosdoshëm për ta.
Krenar që së bashku me Aleancën për Dhurimin e Gjakut dhe organizatën “Akropoli i Ri”, zhvilluam sot një seancë dhurimi gjaku për të gjithë këta vogëlushë, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e fëmijëve, duhet të jetë misioni ynë i përditshëm.🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 10 komente më shumë
Shkruaj një koment…
 

Shpreh shqetësimin e thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara.
U bëj thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi.
U uroj shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar!

Fotografia e Ilir Meta
Komentet
Shiko 19 komente më shumë
  • Jan Ole Thorsen Ju plasi bytha juve per popullin
  • Andi Bega e cmund te thuash…halli madh i ka rene atyre banoreve…fatkeqesi qe nuk i anashkalon dot…por fatkeqsia me e madhe dhe dhimbja me e madhe eshte se si elita politike luan futboll me keta njerez…bejne show dhe propogande flluskash. Me vjen te ulerij tek i shoh qe kollarja u ben 5000 euro dhe doren nuk e fusin ne xhep tu japin ndonje kore buke te pakten. SHAME ON ALL
Shkruaj një koment…
 

Kopshti i Presidencës u gjallërua sot më shumë se asnjëherë tjetër me ngjyrat më të bukura të verës, ku lulet më të freskëta dhe të veçanta ishin fëmijët e mrekullueshëm të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit.
Lumturi e madhe, që së bashku me këta vogëlushë t’u përcjell sot urimet më të ngrohta e të përzemërta fëmijëve shqiptarë: Gëzuar festën e 1 Qershorit!
Mbështetur në ëndrrat shumëngjyrëshe, çiltërsinë dhe dashurinë e pamatë të fëmijëve, të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane!🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
+4
Komentet
Shiko 40 komente më shumë
Shkruaj një koment…