» Presidencialet, Trump humbet në sondazhe

Presidencialet, Trump humbet në sondazhe

Kandidatët për presidentë të SHBA-së në vitin 2020 janë më të favorizuar për të fituar përballë kreut aktual, Donald Trump.

Një sondazh i Universitetit të Kuinipakut nxjerr ish-zëvendëspresidentin, Xho Bajden, me 13 pikë përpara Trump në betejën finale.

Mbështetja për kandidatin demokrat qëndron në 53 për qind kundrejt 40 për qind të rivalit të tij republikan, Trump.

Të dy kundërshtarët një ditë më parë organizuan tubime në shtetin e Ajouas, dhe nuk i ndalën akuzat dhe fyerjet ndaj njëri-tjetrit.

Presidenti Trump e cilësoi ish-zëvendësin 76-vjeçar të parardhësit të tij Barak Obama si të dobët mendërisht dhe fizikisht, fyerje këto që ai ia drejtonte tri vite më parë edhe rivales Hilari Klinton.

Ndërkaq Bajden i vlerësoi politikat e Trump në zyrën më të lartë të shtetit, një rrezik ekzistencial për Amerikën.

Sondazhi i fundit tregon se në një betejë platformash, edhe shumë kandidatë demokratë kanë avantazhe ndaj presidentit Trump.

Senatori Bërni Sandërs ka mbështetjen më të madhe pas Bajdën me 9 pikë përpara kreut të Shtëpisë së Bardhë, e ndjekur nga demokratja Kamala Harris me 8 pikë dhe veterania Elizabet Uorën me 7 pikë më shumë se Trump.

Demokratët fitojnë veçanërisht votat e qytetarëve pa bindje të qarta politike dhe të pavarurve.

Megjithatë, 5 për qind e të intervistuarve nga Universiteti i Kuinipakut thonë se nuk e kanë vendosur për cilin kandidat do të votojnë nëntorin e ardhshëm./oranews


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera