» Vipat me të njëjtët emra që na kanë ngatërruar me identitetet e tyre

Vipat me të njëjtët emra që na kanë ngatërruar me identitetet e tyre

Shpesh herë jemi ngatërruar në mendime. Kjo, pasi dy personazhe të njohur mbajnë të njëjtin emër dhe mbiemër. Dhe nuk janë pak.

Por e rëndësishme është se ato ja kanë dalë të ruajnë mirë figurën, profesionin dhe të identifikohen nga njëri – tjetri.

Luan Rama i parë është politikan. Ka qenë ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës korrik 2002 – tetor 2003 të qeverisë socialiste, sekretar i Përgjithshëm i LSI.

Luan Rama i dytë është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar, dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, Francë. Rama ka qenë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar vendin edhe në UNESCO.

Artan Hoxha i parë është  gazetari i njohur  investigativ. Ai ka zbardhur shumë ngjarje të rëndësishme në vend.

Artan Hoxha i dytë  ka qenë Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik.

Ai  është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm.

Arta Marku  ka një karrierë të gjatë në drejtësi. Kulmi i saj u shënua kur u emërua kryeprokurore e Shqipërisë në 18 dhjetor të vitit 2017.

Ndërsa Arta Marku e dytë është një gazetare. Ndër të tjera është dalluar për përkthimet e kryera në gjuhë të ndryshme.

Këngëtari shkodran Ervin Bushati prej vitesh është dalluar për muzikën e bukur që realizon.
Po ashtu të gjithë njohim Ervin Bushatin tjetër si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera