» Vëzhgim special në “Elbasan Arena”, 2 klube të njohura interesohen për Myrto Uzunin

Vëzhgim special në “Elbasan Arena”, 2 klube të njohura interesohen për Myrto Uzunin

Të pranishëm në “Elbasan Arena” kanë qenë shumë drejtues klubesh për të ndjekur nga afër disa nga lojtarët e Kombëtares. “Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit e skuadrave të Videoton dhe Ludogorets janë interesuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë zyrtare për vlerën e kartonit të Myrto Uzunit.

myrto uzunii

Duke ndjekur edhe performancën e futbollistit kuqezi, ata kanë pasur detyrë të qartë për të nisur punën, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Lokomotivës së Zagrebit.

cikalleshi uzuni

Me nisjen e merkatos, Uzuni ka fituar vëmendjen e disa skuadrave europiane, të cilat do të kërkojnë që të kenë mundësinë ta afrojnë shqiptarin në skuadrat e tyre.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera