» 20-vjet nga çlirimi i Kosovës/ Albright dhe Clark nderohen me ‘Çmimin e Lirisë’! Clinton: NATO fitoi luftën, ju paqen

20-vjet nga çlirimi i Kosovës/ Albright dhe Clark nderohen me ‘Çmimin e Lirisë’! Clinton: NATO fitoi luftën, ju paqen

U mbajt sot ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë kur morën pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark si dhe të tjera personalitete nga vendi dhe bota. Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, tha se ndihet i nderuar që ka qëndruar me popullin e Kosovës “kundër spastrimit etnik dhe për lirinë e tij”.

Gjatë ceremonisë presidenti Hashim Thaçi nderoi ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright dhe gjeneralin Wesley Clark me ‘Çmimin e Lirisë’.

Albright, tha gjatë fjalës së saj se lufta në Kosovë ishte një përballje ndërmjet vrasjeve barbare dhe të drejtave themelore të njeriut, ndërmjet tiranisë dhe demokracisë. Ajo deklaroi se në dy dekada qytetarët e Kosovës dëshmuan se janë të aftë të ndërtojnë paqen.

Ndërsa zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer deklaroi se Kosova duhet të punojë më shumë për dialogun me Serbinë deri në njohjen reciproke të të dy shteteve.

Trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë 12 qershori i vitit 1999 cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.

 

Ora 13:29

Haradinaj hedh një hap drejt Serbisë: Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë të pajtohemi

1557242417_ramushharadinaj.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovës se paqen e bëjnë të guximshmit dhe populli i Kosovës e ka guximin të pajtohet me Serbinë, dhe këtë shtoi ai, e bëjnë në mirënjohje të SHBA-së.

“Për shumë kohë populli ynë e ka kërkuar lirinë, breza e breza kanë vuajtur dhe janë flijuar. Populli i Kosovës e priste nga Zoti ndihmën. Bijtë e bijat e këtij populli qëndronin me popullin. Qëndronin Jasharajt dhe luftëtarët e Lirisë. UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President. Ju me avionët e jetës ndalët trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull i rilindur ju falenderon për jetë. Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë të pajtuhemi me Serbinë.

I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufinjtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit. Në mënyrë që brezave tu lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij. 

Kosova është gati për tu pajtuar dhe i bën thirrje Serbisë për pajtim.  E bëjmë dhe në falenderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare. Presidenti Clinton jeni në shtëpinë tuaj. Të gjithë sot jemi në shtëpinë tonë. Zoti bekoftë Kosovën dhe aleatët e Kosovës”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Ora 12:50

Palmer: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun deri në njohjen reciproke 

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, Matthew Palmer në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes së Nato-s në Kosovë deklaroi se Kosova duhet të punojë më shumë për dialogun me Serbinë deri në njohjen reciproke të të dy shteteve.

“Sot po shënojmë 20-vjetorin mbylljes së operacionit të forcave të NATO-s dhe KFOR-it. Ne e njohim me respekt përkushtimin e forcave të NATO-së që i kanë bërë këtu për 20-vite. NATO ka intervenuar pas të gjitha shterimit të përpjekjeve diplomatike. Intervenimi ka qenë mundësia e fundit për të gjunjëzuar Millosheviqin dhe ndaluar shkatërrimet që po bëheshin në këtë vend.

Në këtë përvjetor solemn i përkujtojmë shumë ushtar që i kanë humbur jetën në mison. Sot e ri përsërisim zotimin ton për ta ndërtuar paqen dhe prosperitetin. Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë se bashku në emër të të gjitha viktimave. Duhet të lenë mënjanë hatër-mbetjet. SHBA qëndron prtanë kosovë për të inkurajuar përparimin. Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun deri në njohjen reciproke të të dy shteteve. Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinjë”, ka deklaruar Palmer.

Ora 12:43

Clinton në Kosovë: Nderi më i madh i jetës time është që kam qëndruar krah jush në spastrimin etnik

1560336294_autobillllll730x4401560335942.jpg

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në ceremoninw për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, tha se është nderi më i madh i jetës pasi ka ndalur spastrimin etnik në Kosovë para 20 vitesh.

“Më pëlqen shumë dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam këtu me qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje.

E kam në zyrën time një New York një fotografi të Westley Clark, të Toni Blair dhe fotografinë time dhe të gjithë tjerët që ishin aty. Çdo ditë që qëndroj në atë zyre ia kujtoj vetës se cili ka qenë qëllimi i politikës. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova para 20 vitesh. Në shkollën fillore në Ferizaj atë ditë thash, dhe dëshiroj ta them edhe sot. 79 ditë të sulmeve mund ta kenë fituar atë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta kanë fituar paqen. 20 vite më vonë keni bërë punë të shkëlqyeshme dhe e di se në kohë paqeje më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë do të bëjmë më tutje. NATO e fitoi luftën, ju paqen”, tha Clinton.

Ora 12:30

Albright: Clinton më telefonoi natën kur vendosën që NATO të ndërhynte në Kosovë

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ne fjalimin e mbajtur sot ne ceremonine ne Prishtine per nder te 20 vjetorit te hurjes se NATO ne kete shtet, ka dhene mesazhe te forta para te pranishmeve.

Ajo tha se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë e rëndë… Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë.

 Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi natën dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po bëjmë gjënë e duhur, i thashe po z.kryetar ne po bëjmë gjënë e duhur”, ka deklaruar Albright.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera