» LIVE nga Kosova, ceremonia për 20 vjetorin e çlirimit

LIVE nga Kosova, ceremonia për 20 vjetorin e çlirimit

Kosova shënon sot 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës. Si datë e cilësuar historike, autoritetet në Prishtinë kanë ftuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni, edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren e shtetit Madeline Albright, gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Në këtë përvjetor nuk mungon dhe Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Më herët presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” ish sekretaren e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright. Thaçi ka falënderuar ish sekretaren amerikane për ato që ka bërë 20 vjet më parë për çlirimin e Kosovës.

“Pas 20 vjetësh ju dhe Presidenti Clinton jeni rikthyer në shtëpinë tuaj për të uruar dhe për të festuar bashkërisht për lirinë e Kosovës. Kjo lidhet direkt me kontributin tuaj personal”, është shprehur Thaçi.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera